Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Piranjat” vizitojnë nënkomisaren më të famshme në Shqipëri, na ndiqni sonte ora 21:01 në ABC

schedule16:39 - 9 Tetor, 2022

schedule 16:39 - 9 Tetor, 2022

Nënkomisarja e Elbasanit, e famshme për gjarprin e saj dhe e pezulluar me shumë bujë nga puna pas postimeve në rrjete sociale, duket se është kthyer në detyrë me më shumë vetëbesim se kurrë.
Si do e përjetojë ajo vizitën e Piranjave?

A ka reflektuar mbi qëndrimet e saj të mëparshme për gazetarët?

Na ndiqni sonte në orën 21:01 në ABC News dhe kanalin T7 në Kosovë.



Kujtojmë se në gusht të këtij viti, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë pezulloi nga detyra policen më të famshme në Shqipëri, e cila çuditërisht iu sul mediave dhe qytetarëve që kërkonin llogari në lidhje me ekzekutimin në mes të qytetit të Madrit Ulqinakut nga një 18-vjeçar i armatosur.

Anista Kostani, e bërë e njohur kryesisht si kujdestare e një gjarpri dhe për komentet fyese dhe kërcënimet ndaj gazetarëve u vu nën një hetim të thelluar nga AMP.
Çfarë ka thënë nënkomisarja e famshme?

Nënkomisarja e Policisë në Elbasan, Anisa Kostani ka vijuar me komentet ofenduese ndaj gazetarëve, të cilët sipas saj nuk shohin sukseset e bluve të këtij qyteti. Gjithçka nisi pas raportimit të mediave në lidhje me vrasjen e Madrit Ulqinakut mbrëmjen e djeshme në Elbasan nga 18-vjeçari Horgito Peqini, i cili nuk është kapur ende nga policia.

Lexo edhe: “O gazetarë të degjeneruar, pse nxini punën e shkëlqyer të Policisë së Elbasanit?” Policja e famshme me gjarpër në shtëpi fyen punonjësit e medias pas vrasjes së mbrëmshme

Kostani ka bërë një postim mjaft fyes për punonjësit e medias në rrjetet sociale duke i cilësuar ata si njerëz të degjeneruar dhe se i kishin marrë provimet përmes favoreve të tjera ndaj “profesorëve Don Zhuanë”, ndërkohë që në komente me një miken e saj shfryn tërësisht imagjinatën duke kërcënuar madje.

Në komunikim e sipër me mikeshën e saj të quajtur “Alda”, Nënkomisarja thotë se gazetarët mund të përfundojnë nën rrotat e makinave, ndërkohë që më poshtë e prish edhe më tepër gojën.

Pasi skandali i postimeve të saj shpërtheu në media, Nënkomisarja e bërë e famshme për gjaprin që mban në shtëpi ka fshirë komentet me fyerje, por ka mbajtur ende në profil postimin e pazakontë për një punonjës policie, i cili bie ndesh edhe me Rregulloren e Sjelljes së Punonjësve të Policisë së Shtetit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!