Mbjellja e kanabisit brenda ambienteve të apartamenteve të përshtatura me drita të posaçme, të njohura ndryshe edhe si “shtëpi bari” është një fenomen tepër i njohur nga të rinjtë shqiptarë në Angli, Spanjë dhe në vendin tonë.
Njëra nga “Piranjat” tona ka udhëtuar deri në Spanjë duke u futur në një “Shtëpi bari” të menaxhuar nga disa shqiptarë. Ata kërkojnë të pasurohen përmes kësaj forme, ndërsa në intervistën ekskluzive për emisionin “Piranjat” tregojnë edhe disa sekrete të këtij zanati.
Gjithçka do të transmetohet sonte në orën 21:01 në ABC në Shqipëri dhe T7 në Kosovë. /abcnews.al