Pasi ngjit rreth 120 shkallë përpara të shfaqet qendra e Tiranës. Piramida në kryeqytet është kthyer në një nga objektet më të vizituara.
“Është lart. Interesante. Përshtypja e parë? Pamje e këndshme e Tiranës nga lart. Ishim duke ecur në rrugë, na tërhoqi dhe u ngjitëm”thotë një turist i huaj.
Simboli i regjimit diktatorial që dikur izoloi vendin nga bota sot është kthyer në pikë referimi për të huajt.
Pamja iu bën përshtypje ndërsa historia i bën kurioz.
” Jam arkitekte, kështu që jam e dashuruar me të. Dua ta shoh atje lart sepse këtu është e mrekullueshme. Udhërrëfyesi turistik na tregoi për të dhe ne u bëmë kuriozë.”
“Është madhështore. Bëmë rreth 115 hapa dhe ishte mjaft e lodhshme të ecje lart. Kjo është hera ime e parë që vizitoj qytetin. Sapo erdhëm këtu. Ende nuk po marr dot frymë. ”
” Jam thellësisht e impresionuar. Nuk ishte e vështirë ngjitja. Mendoj se do të qendrojmë mbi xham edhe pse duket e frikshme. Kur të kthehemi në shtëpi do të kemi mësuar diçka për këtë piramidë” shprehen disa turistë të huaj.
U ndërtua për të përkujtuar liderin komunist Enver Hoxha, por do të shërbejë për të përgatitur të apasionuarit pas teknologjisë.
Piramida sot tregon historinë e të shkuarës dhe të ardhmes. Kështu mendojnë shqiptarë që jetojnë në dy kohë. Pasi vizitorët nuk janë vetëm të huaj./abcnews.al