Gerard Pique del në mbështetje të mbrojtësit Samuel Umtiti, i cili pati probleme me klubin gjatë kësaj vere. Veç kësaj kundër kampionit të botës u vunë edhe tifozët, që e vërshëllyen në një miqësore.
Pique mendon se Umtiti nuk e meriton diçka të tillë: “Ai është profesionist dhe nuk ka humbur asnjë seancë stërvitore të vetme. Një tjetër gjë që duhet vënë në dukje është se kush ia ofroi atij kontratën?
Një president i votuar nga shoqëria. Pra pse e vërshëllejmë atë? Njerëzit duhet të jenë më të kuptueshem”. /abcnews.al