Pique: Kisha para më shumë se Espanyol, unë budallai mbroja Bartomeun

schedule18:51 - 1 Prill, 2022

schedule 18:51 - 1 Prill, 2022

Gerard Pique e besoi, por tani e ka kuptuar që ka gabuar. Josep Maria Bartomeu nuk është më presidenti i Barcelonës dhe qendërmbrojtësi i ka dy fjalë për të.

“Flasim për një person që nuk di të thotë jo dhe nuk di të përballet me problemet. Kohët e fundit nuk e shihnim më në qendrën sportive. U nxeha me të, sepse më gënjeu për çështjen ‘Barçagate’.

Klubi kritikoi lojtarët dhe mua dhe Messit më tha se nuk dinin gjë. Më pas mësova që dinin gjithçka. Kam qenë një budalla që e mbroja”, shprehet Pique.

Qendërmbrojtësi ka ngacmuar edhe rivalët e qytetit, skuadrën e Espanyol, në intervistën e dhënë për Jordi Wild në Youtube.

“Kam patur shumë para, më shumë se buxheti i Espanyolit për shumë kohë”, shprehet Pique mes të tjerash. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!