Pioli: Zlatan më tha se nuk e ofendoi gjyqtarin, Tomorin e dua edhe sezonin e ardhshëm

schedule21:35 - 10 Prill, 2021

schedule 21:35 - 10 Prill, 2021

Milani mori një fitore me shumë vlera ditën e sotme, duke mundur Parmën me shifrat 1-3. Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, që komentoi edhe kartonin e kuq të Zlatan Ibrahimovic.

“Më pëlqen kur lojtarët e mi respektojnë dhe pasqyrojnë të njëjtat ndjesi që kemi në staf. Ishte një javë delikate sepse e dinim që nuk ishim në standardet e Milanit kundër Sampdorias dhe duhej të tregonim veten sot. Parma është skuadër e vështirë, ne i ngatërruam gjërat vetë në një fazë të lojës, por gjëja e rëndësishme ishte të fitonim.

Statistikat tregojnë se ne bëjmë më mirë jashtë shtëpisë. Është e çuditshme dhe ne po kërkojmë për arsyet, por ndeshje janë mjaft të ngjashme kur luhet me dyer të mbyllura. Duam ta kthejmë Milanin përsëri në Champions League, kemi konkurrencë të fortë nga Juventus, Atalanta, Napoli, Lazio dhe Roma.

Janë të gjitha skuadra të afta për të fituar tetë ose nëntë ndeshje radhazi, kështu që ne nuk mund të marrim asgjë si të mirëqenë. Ndoshta kemi humbur shumë kohë dhe energji duke menduar për të ardhmen ose situata të tjera. Duhet të kthehemi në mesataren e pikëve që kemi pasur në fillim të sezonit.

Kartoni i kuq i Ibras? Zlatan më tha se diskutoi diçka me gjyqtarin për një moment, por nuk tregoi mungesë respekti dhe absolutisht nuk e ofendoi atë. Nuk kam folur me Maresca (arbitri), kështu që nuk e di tamam ç’ka ndodhur.

Pozitivja është se ekipi im arriti të marrë fitoren me shumë vendosmëri. Tomori ka dhënë ndikim të mrekullueshëm dhe është vendosur kaq shpejt, ai ka karakteristika të tjera të ritmit dhe të lojës nga prapa që sigurisht mund të na përmirësojnë si një ekip. Duam ta kemi atë edhe sezonin e ardhshëm, të shohim ç’do ndodhë të në të ardhmen.

Është një lojtar, i cili sigurisht po na jep shumë dhe qëllimi është ta mbajmë atë. Unë do të këshilloja Gigio (Donnarumma) të qëndrojë në Milano sepse është një klub i lartë dhe ne po ndërtojmë diçka këtu. Unë i quaj lojtarët e mi luftëtarë që nuk kanë fituar ende, por po stërviten për të fituar”, u shpreh Pioli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!