Milani u mposht në “San Siro” nga Napoli dhe trajneri Stefano Pioli pas ndeshjes theksoi se skuadra e tij nuk e meritoi aspak humbjen me lojën që bëri.
“Humbëm sepse nuk luajtëm me vendosmërinë që nevojitet. Ne luajtëm më mirë se Napoli. Është për të ardhur keq që humbëm ecurinë e pamposhtur me një paraqitje të tillë.
Është e vështirë të fajësosh mbrojtjen, keqardhja më e madhe është se shënuam vetëm një gol. Është e vështirë t’i atribuojmë diçka fazës sonë të mbrojtjes, pasi i kemi lënë pak një ekipi që zakonisht krijon shumë.
Mund të të ndodhë nata e keqe, negative, kur kundërshtari bën më mirë se ti. Kështu ka zhgënjim, nuk duhej të humbnim. E humbëm këtë ndeshje pasi nuk kishim agresivitetin dhe saktësinë e duhur në të dy zonat”, tha Pioli mes të tjerash. / abcnews.al