Stefano Pioli do të qëndrojë në krye të Milan deri në vitin 2025, sipas faqes zyrtare të klubit.
Trajneri nënshkroi një kontratë të re me kuqezinjtë, por kushtet financiare të marrëveshjes nuk u zbuluan. Pioli mori drejtimin e gjigantëve italianë në vitin 2019, duke zëvendësuar Marco Giampaolo si trajner.
Nën drejtimin e tij, Milani ishte në gjendje të rifitonte titullin e ligës këtë vit, duke marrë Scudetton e parë pas 11 vitesh. Vetë Pioli u votua si trajneri më i mirë i sezonit. Kuqezinjtë janë të tretët në Serie A këtë sezon me 26 pikë. /G.D abcnews.al/