Pioli: Zemërimi i Ibrës na shërben, me Kessie kam pasur probleme

schedule10:20 - 16 Korrik, 2020

schedule 10:20 - 16 Korrik, 2020

Stefano Pioli, trajneri i Milanit, pas fitores që kuqezinjtë morën kundër Parmës me përmbysje, ka folur për Sky Sport Italia. Tekniku italian foli për ndeshjen, zemërimin e Zlatan Ibrahimovic, Kessie, si dhe analizon pse Milani në fillim nuk mund të ishte mirë që kur ai e mori drejtimin e skuadrës në muajin tetor.

“Ishte një ndeshje e ndërlikuar, pasi e dinim si se do të ishte e vështirë ndaj një kundërshtari si Parma që kundërsulmon shumë. Krijuam shumë raste, edhe në pjesën e parë, por nuk ishim të qartë për t’i finalizuar ato. Reagimi në pjesën e dytë ishte shkëlqyer”, tha Pioli.

Më pas ai kaloi tek emrat e përveçëm: “Zlatan u zemërua me veten, për shkak se nuk shënoi. Ai zjarr bën që ai të kërkojë gjithmonë më të mirën nga vetja dhe të tjerët. Ibra bëhet një luan në fushë dhe zemërimi i tij është pozitiv”.

Kessie shënoi një gol shumë të bukur dje dhe Pioli për të deklaron: “Franck dhe unë patëm disa vështirësi në marrëdhënien tonë në fillim. Pasi nisëm ta kuptonim njeri-tjetrin, gjëra u bënë krejtësisht ndryshe. Ai po e tregon veten që është një lojtar i nivelit të lartë, i cili ka prezencë dhe tregon cilësi në momentet e vështira të ndeshjes”.

“Ekipi është rritur mendërisht, pasi tani janë të vetëdijshëm për cilësitë e tyre. Përpiqen të jenë të ekuilibruar dhe vazhdimisht të rrezikshëm. Ju nuk mund të prisni që në trajner i ri, në një ekip relativisht të ri, të ndikojë direkt.

I kishim treguar shenjat e para pozitive edhe para izolimit dhe tani po korrim sukseset e punës së bërë gjatë gjashtë muajve që punojmë së bashku. Dua ta shijoj kohën time duke punuar me këtë ekip të mrekullueshëm. Kjo është kënaqësia e një trajneri”, ka përfunduar Pioli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!