Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pioli: Udinese na mbyti në duele, me Ibrën dhe Calhanoglu do ishte ndryshe

schedule08:55 - 4 Mars, 2021

schedule 08:55 - 4 Mars, 2021

Milani nuk zhvilloi një ndeshje të mirë ndaj Udineses në “San Siro” dhe vetëm në minutën e 97-të ia doli të evitojë humbjen falë penalltisë së kthyer në gol nga Franck Kessie. Trajneri i kuqezinjve, që mund të shkojnë -6 nga Interi kryesues sonte, Stefano Pioli analizoi barazimin 1-1 për mediat.

Pritnim më shumë, është normale, por e dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë. U përballëm me një skuadër që u mbyll shumë në mbrojtje. Duhet të ishim më të fortë në duele, duhet të kishim dhënë diçka më shumë.

Nuk kishim karakteristikat e duhura, do kishte qenë më mirë të kishim Ibrën dhe Calhanoglu. Sulmuesit që kishim janë më të aftë për në sulmimin e hapësirave. Kemi një identitet të qartë, por ndeshjet duhet të luhen edhe në bazë të kundërshtarëve që kemi përballë.

Na mungoi shpejtësia në qarkullimin e topit dhe nuk ishim mirë në duelet një kundër një. Keqardhje për golin e pësuar, pasi nuk ishim rrezikuar deri në atë moment. Jemi të zhgënjyer me këtë ndeshje, por jemi një skuadër ambicioze që do të fitojë çdo ndeshje“, përfundon Pioli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!