Stefano Pioli ka dhënë një intervistë të gjatë për “L’Equipe në të cilën ai preku tema të ndryshme, duke filluar nga rruga e rritjes që ka ndërmarrë Milani i tij në vitet e fundit.
“Ne po ndjekim një rrugë të ndërmarrë tre vjet më parë dhe ne ishim shumë larg liderëve më të mirë të Europës. Jam krenar që shoh të rritemi, por historia e Milanit është të luajë në Champions League. Jemi të lumtur, por nuk duhet të ndalemi këtu.
Pika e kthesës në janar 2020? Me Ibrahimovic, Kjaer dhe Saelemaekers ne jemi përmirësuar nga pikëpamja teknike dhe karakteri. Ibra nuk është një lojtar normal, por një kampion teknik dhe moral, një model, një pikë referimi për një grup të ri si i yni, ka qenë gjithashtu një mbështetje e madhe për stafin.
Unë mbështetem te performanca, thelbi i punës sime është të punoj si ekip. Kush më frymëzon mua? Guardiola dhe Ancelotti janë më të mirët në botë, por unë ndjek Artetën nga Arsenali”, ka përfunduar Pioli./h.ll/abcnews.al