Milani triumfoi kundër Atalanta dhe u rikthye në vend të dytë, duke ndjekur Napolin kryesues. Pas ndeshjes, trajneri Stefano Pioli foli për DAZN dhe vlerëson paraqitjen e skuadrës së tij dhe përcjell një mesazh për vazhdimësinë.
“Bëmë një paraqitje të shkëlqyer. Është një fitore e rëndë, që mbyll një periudhë shumë të ngarkuar ku ekipi i është përgjigjur dhe humbjeve po kaq mirë. Po rritemi dhe duhet të vazhdojmë kështu. Për dy vite kjo skuadër ka luajtur në rrugë të sigurt dhe ka marrë rezultate të rëndësishme. Duhet të qëndrojmë të përulur”.
“Kampionati po përmirësohet, kjo falë shumë trajnerëve që luajnë shumë futboll aktiv. Champions po na ndihmon, na ka bërë të kuptojmë që duhet të lidhemi me intensitetin dhe kualitetin. Duhet të rritem dhe unë gjithashtu. Klubi po më mbështet. Kemi të njëtat ambicie dhe motivime. Napoli është sipër nesh, Juventus do rikthehet”.
“Kessie e Tonali? Nuk kam asnjë dyshim mbi kualitetet dhe qëndrimin e tij. Po punon me ne, por duhet të marrë më shumë kohë për formën fizike. Zhvilloi një ndeshje fantastike, performanca e tij më kujtoi ato të sezonit të kaluar. Tonali? Është e drejtë që lojtarët e mi mendojnë se janë të mirë, e njëjta vlen dhe për Tonalin pas ndeshjes”. / abcnews.al