Pioli: Shpërdoruam shumë, rikthimi në Champions do ishte fantastik

schedule20:53 - 18 Prill, 2021

schedule 20:53 - 18 Prill, 2021

Milani triumfoi kundër Genoa dhe vijon të mbetet në vendin e dytë në klasifikim. Kuqezinjtë duan të mbeten në katërshen e parë dhe të rikthehen në Champions. Ky është objektivi kryesor. Trajneri Stafano Pioli, për DAZN deklaroi pas ndeshjes:

“E dimë që po vijnë shumë ndeshje të vështira dhe kjo ishte një prej tyre. Kemi shpërdoruar shumë raste dhe mund ta mbyllnim ndeshjen, ose të paktën të mos vuanim në fund. Gjithsesi ishte një fitore e rëndësishme. Në vazhdim ka ndeshje shumë të forta, si me Sassuolon, Atalantën dhe Lazion, kështu që duhet të vazhdojmë të shtyjmë përpara”.

“Tiulli? E kemi lëshuar titullin prej 3-4 ndeshjesh. Interi fitoi shumë ndeshje radhazi dhe janë shumë larg që t’i sfidojmë tani.  Është  e jashtëzakonshme dhe e mrekullueshme që Milani të rikthehet në Champions League.

“Kam parë një statistikë që jemi një nga ekipet më të mirë në Europë dhe me moshën mesatare më të re. Shumica e atyre ekipeve nuk janë as në 10 të parët, kurse ne jemi në vendin e dytë në një kampionat të vështirë si Serie A”.

“Rebic është më shumë një sulmues i dytë, i cili lëviz më shumë drejt qendrës se në krah. Ai e bën diccka të tillë me Leao, Ibrahimovic dhe këdo tjetër. Ai shënoi një gol të shkëlqyeshëm, me një teknikë të jashtëzakonshme”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!