Një sfidë për vendin e parë do të luhet ajo mes Napolit dhe Milan, takim që do të luhet ditën e nesërme, duke nisur që nga ora 20:45.
Të dy skuadrat kanë pikë të barabarta pas 6-javësh, me napolitanët që mbajnë vendin e parë për shkak të golavarazhit më të mirë.
Milani dhe Napoli do të duhet të bëjnë pa lojtarë të rëndësishëm, por pas fitoreve në Champions League, ata janë gati të luftojnë në ndeshjen e madhe në “San Siro”.
“Mund të themi se tashmë është një nga sfidat e Scudetto-s. Dy skuadra shumë të ngjashme dhe në të njëjtat kushte, kështu që do të jetë interesante. Tifozët tanë do të na japin një shtysë shtesë”, janë fjalët e para të Stefano Piolit në prag të përballjes me Napolin.
Si ndryshon Milani pa Leaon? “Pres një ndeshje të vështirë ndaj një ekipi të madh. Edhe ne kemi cilësi dhe nuk kanë rëndësi mungesat, por puna ekipore, shpirti dhe cilësia. Më shumë mundësi Saelemaekers luajë në vend të Leaos. Nuk dua t’u heq asgjë lojtarëve të mi, por forca jonë është mënyra se si luajmë si ekip. Fillojmë 11 kundër 11 me të njëjtat vlera dhe të njëjtat ambicie”.
Napoli? “Skuadër që ka talente dhe një trajner shumë të aftë si Spalletti që i bën lojtarët të luajnë mirë. Më pas merkato e lejoi të merrte lojtarë jo aq të njohur, por që u shkrinë menjëherë me pjesën tjetër të ekipit”.
Milani apo Napoli më i fortë? Ndeshjet duhet të luhen, pas ndeshjes do të mund të them se ku do të kemi qenë superiorë apo inferiorë ndaj Napolit. Jemi dy skuadra të ngjashme për nga loja dhe qëndrimi”. /f.a/abcnews.al