Pioli: Rio Ave rival i rrezikshëm, por duam grupet! Leao mund të luajë pak minuta

schedule15:47 - 30 Shtator, 2020

schedule 15:47 - 30 Shtator, 2020

“Është objekti i parë i sezonit dhe duam të kalojmë në grupe”, tha Stefano Pioli para mediave, çka tregon qartë edhe objektivin e Milanit në sfidën kundër portugezëve të Rio Ave. Kuqezinjtë do tentojnë triumfin dhe kualifikimin në grupet e Europa League, ndërkohë që trajneri ka folur për rivalin, alternativat në sulm dhe situatën me të dëmtuarit.

NDESHJA – “Kemi 95 minuta në dispozicion dhe do të bëjmë më të mirën tonë që të nxjerrim maksimumin nga kjo ndeshje. Duhet të tregojmë kualitetin përballë një ekip që ka fituar dy ndeshje në transfertë dhe mposhti turqit e Besiktas, që nuk janë një kundërshtar i lehtë.

Kundër një ekipi me lojtarë teknikë dhe që vendosen mirë në fushë duhet një paraqitje e mirë nga ana jonë. Do përpiqemi të jemi agresivë, por edhe të kuptojmë se kur duhet ta presim kundërshtarin. Ata janë një ekip që duan të dominojnë me mbajtjen e topit dhe këtë gjë duhet ta shmangim”.

SULMI – “Leao dhe Colombo nuk janë të vetmit që luajnë në sulm. Zgjedhjet do të varen nga mënyra se si ne duam të luajmë. Normalisht jam i kënaqur që Leao është i gatshëm, por ka pak ditë që na është bashkuar në stërvitje. Ka nevojë të përmirësojë gjendjen fizike. Nesër ai mund të luajë disa minuta”.

INFERMIERIA – “Romagnoli do të kthehet në ekip kur të kthehemi nga Portugalia. Pushimi i kampionatit do të jetë shumë i rëndësishëm që ai të rikthehet me grupin. Shpresoj të ndodhë e njëjta gjë edhe me Andrea Conti. Musaçio ndihet më mirë, por nuk e di nëse do të jetë gati pas pushimit të kampionatit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!