Gara për titullin kampion në Itali duket se është mbyllur për ta dhe këtë e pranon edhe Stefano Pioli, trajneri i Milanit, që në prag të transfertës ndaj Lazios ka folur me superlativa për Interin e Inzaghit.
“12 pikë nga vendi i dytë janë shumë në këtë pikë të sezonit dhe mendoj se diskutimi për titullin kampion është mbyllur. Interi po ecën me një ritëm të jashtëzakonshëm, pasi kishte një kalendar të vështirë, por e kaloi duke i fituar të gjitha ndeshjet.
A mund ta fitojnë titullin në derbi? Nuk e di, nuk merrem me llogari matematikore. Jam i përqëndruar te ndeshja ndaj Lazios”, është shprehur ndër të tjera Pioli./h.ll/abcnews.al