Një humbje 5-0 është gjithmonë e rëndë dhe te Milani janë të gjithë të shkatërruar. Atalanta zhvilloi një tjetër ndeshje të madhe dhe nuk tregoi aspak mëshirë përballë kuqezinjve. Stefano Pioli tenton të analizojë disfatën e thellë, por është shumë e vështirë.
Ekipi nuk tregoi asgjë dhe shfaqi shumë probleme. Kritikat nuk mungojnë dhe ndërhyrja në merkato është shpëtimi i vetëm i këtij Milani. Kjo fitore e ngjit Sociedad në vend të katërt në zonën Champions me 31 pikë, ndërsa Osasuna renditet në mes të tabelës me 23 pikë.
“Gabuam dhe humbëm kundër kundërshtarit më të keq të mundshëm. Nuk mund të luajmë në këtë mënyrë. Përveç meritave të Atalantës, ndikuan edhe çoroditjet tona. Duhet të përmirësohemi, nuk mund të paraqitemi më si sot. Duhet t’i kishim menaxhuar më mirë 20 minutat e para.
Na mungoi kthjelltësia dhe ishim më pak të vendosur se kundërshtari. Performanca e sotme është e pamjaftueshme, pjesa e dytë ishte edhe më e dobët. Duhet të ishim treguar më të kthjellët në aspektin taktik. Klubi i di vlerësimet e mia, të shohim se çfarë do të ndodhë në merkato.
Nëse do të bazoheshim te ndeshja e sotme, i bie që të bëhen shumë ndryshime. Ne nuk jemi ata që u paraqitëm sot, sot ishte rezultati i një jave të keqe. Pushimet? Mjaftojnë 6 ditë“, përfundon trajneri i Milanit. /abcnews.al

