Pioli: Nuk kemi dalë ende nga tuneli, ja si vjen rritja e Milanit

schedule19:32 - 14 Dhjetor, 2019

schedule 19:32 - 14 Dhjetor, 2019

Milan pret Sassuolon nesër në orën orën 15:00 dhe djemtë e Piolit do të tentojnë fitoren e tretë radhazi në kampionat. Kuqezinjtë festojnë 120-vjetorin e krijimit të hënën dhe festa është programuar të zhvillohet ditën e ndeshjes. Trajneri i Milanit ka prekur disa tema në konferencën për shtyp. Vlerësimi për kundërshtarin nuk mungon, ashtu si dhe këshillat për lojtarët e tij.

SITUATA – “Po shohim dritë, por nuk kemi dalë ende nga tuneli. Skuadra po rritet por kemi ende punë për të bërë dhe shumë gjëra për të përmirësuar. Kundër Sassuolos kemi mundësinë për të bërë mirë, e dimë rëndësinë e kësaj ndeshje. Përmirësimi vjen nga insistimi, skuadra po rritet edhe teknikisht. Duhet të insistojmë në këto tre koncepte: ide, kualitet dhe intensitet”.

SASSUOLO – “Nuk jemi të kënaqur me renditjen tonë, por le të mendojmë për ndeshjen e nesërme. Luajmë kundër një kundërshtari që luan një futboll të bukur dhe Sassuolo e bën diçka të tillë me cilësi mbi mesataren. Duhet të tregohemi të kujdesshëm, përveç Berardit, i cili ka cilësi të mëdha si lojtar, ata kanë edhe Caputon dhe Bogan”.

LOJTARËT – “Caldara është gati për ndeshjen e nesërme. Duhet të sillemi si skuadër për të ndihmuar Piatek. Bonaventura është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Ekipi ka nevojë për lojtarë në gatishmëri për të interpretuar me kualitet çdo pozicion ku aktivizohet, Jack është një prej tyre. Paqueta? Është një lojtar cilësor, të shohim nesër nëse do të luajë. Dua të them edhe diçka për Leao. Nuk jam shprehur kurrë se është një sulmues qendror. Ka shumë potencial, po punon fort për t’u përmirësuar teknikisht”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!