Pioli: Na iku fitorja nga duart, edhe 2-2 është rezultat pozitiv

schedule21:56 - 18 Shkurt, 2021

schedule 21:56 - 18 Shkurt, 2021

Milani e mbylli në barazim 2-2 takimin e parë të raundit të 1/16 të Europa League kundër Crvena Zvezdës në transfertë. Vendasit luajtën me dhjetë lojtarë në çerekorëshin e fundit, por ia dolën të gjenin golin e barazimit në minutat shtesë.

Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli foli për Sky Sport pas duelit të luajtur në Beograd, ku ndër të tjera tha: “E meritonin fitoren, por nuk ia dolëm dot ta marrim. Duhet të kishim bërë më shumë kur ata mbetën me dhjetë lojtarë.

Nuk duhet t’i kishim lejuar hapësira Crvenës. Na mungoi pasimi i fundit në gjetjen e golit të tretë. Treguam gjëra pozitive, bëmë edhe gabime, por ndeshjen e komanduam ne. Kompaktësia nuk na mungoi sonte.

E kishim në duar fitoren, por nuk e shfrytëzuam superioritetin numerik. Gjithsesi, rezultati 2-2 mbetet pozitiv, duke llogaritur që luajtëm në transfertë“, deklaroi trajneri i kuqezinjve, të cilët do të ndeshen me Interin në mesditën e së dielës (15:00). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!