Milani i bëri një mbyllje fantastike vitit 2020. Fitorja 3-2 ndaj Lazio mbajti kuqezinjtë në vend të parë të Serie A, aty ku nuk humbasin prej muajit mars. Kapiteni i “Djallit”, Alessio Romagnoli ka analizuar momentin e mirë të ekipit të tij për Sky, aty ku flet edhe për trajnerin Pioli dhe të ardhmen e tij.
SITUATA – “Afrimet e janarit na kanë ndihmuar shumë. Ndeshje pas ndeshje dhe rezultat pas rezultati, jemi bërë më të vetëdijshëm për forcën tonë. Jemi një skuadër e re, me vendosmëri të madhe dhe shumë ide. Po kalojmë një moment shumë të mirë, por ka rëndësi të madhe të përmirësohemi edhe më shumë”.
PIOLI – “Që në fillim ka kryer një punë shumë të mirë me grupin. Ishim disi të ndarë dhe trajneri u tregua i aftë për të na ribashkuar me njëri-tjetrin. Më pas erdhën edhe rezultatet pozitive. Shpresojë shumë të qëndroja kur u fol për largimin e tij. Forca jonë? Tifozët, edhe pse nuk mund të futen në stadiume”.
E ARDHMJA – “Kam një kontratë deri në vitin 2022 me Milanin. Duhet të pyesni drejtuesit në lidhje me këtë temë. Unë kam një dëshirë, uroj të luaj edhe 200 ndeshje të tjera me fanellën kuqezi”. /abcnews.al