Pioli merr në mbrojtje Suson: Boll me histerizma, të përveshim mëngët

schedule18:46 - 26 Tetor, 2019

schedule 18:46 - 26 Tetor, 2019

Milanin e pret një ndeshje e vështirë kundër Romës në kryeqytet, por Stefano Pioli nuk ka frikë. Kuqezinjtë kanë punuar mirë gjatë javës dhe nesër do të kërkojnë fitoren.

Trajneri i “Djallit” analizon kundërshtarin dhe karikon ekipin për të zhvilluar një ndeshje të madhe. Pioli merr në mbrojtje Suson, teksa jep edhe mendimin e tij në lidhje me rivalitetin Piatek-Leao.

NDESHJA – “Ka qenë një javë pozitive pune dhe po njihemi më mirë me njëri-tjetrin. Duhet të shpalosim në fushë atë që kemi provuar në stërvitje. Sa më të vështirë të jenë kundërshtarët, aq më të përgatitur duhet të jemi. Pres një Romë të fortë. Kanë humbur vetëm një ndeshje deri tani. Arrijnë të bashkohen në momente të caktuara dhe të japin gjithçka. Duhet t’u përgjigjemi në të njëjtën mënyrë”.

SUSO – “Jemi një grup i bashkuar. Kur kritikohet një lojtar, dëmtohem edhe un e gjithë Milani. Duhet të jemi pozitivë dhe të vazhdojmë përpara pa histerizma”.

DILEMAT – “Piatek apo Leao në majë të sulmit? Do të zbres në fushë skuadrën më të mirë të mundshme. Të dy lojtarët kanë karakteristika të ndryshme dhe mund të alternohen me njëri tjetrin. Mund të luajnë edhe së bashku, nëse gjejmë ekuilibrin e duhur”.

OBJEKTIVI – “Sezonin e kaluar Milani, në këtë fazë të kampionatit, ishte i katërti. Duhet të përveshim mëngët, të tentojmë fitimin e të gjithave ndeshjeve dhe të shohim se ku mund të arrijmë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!