Pioli: Merituam më shumë, keqardhje që largohemi duarbosh!

schedule23:22 - 10 Nëntor, 2019

schedule 23:22 - 10 Nëntor, 2019

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, foli menjëherë pas humbjes ndaj Juventusit, për mikrofonat e Sky Sport. Në fjalën e tij, tekniku i kuqezinjve u shpreh: “Na mungoi vetëm rezultati, paraqitja e lojtarëve të mi ishte e shkëlqyer, më e mirë se e Juventusit.

Por kur nuk shënon kundër një kundërshtari si Juventusi, sidomos në fushë kundërshtare, ndëshkohesh. Krijuam shumë raste dhe pak skuadra dominojnë Juventusin në fushën e saj. Tani thjesht duhet të vazhdojmë me këtë ritëm dhe të punojmë më shumë.

Luajtëm me një intensitet të jashtëzakonshëm, ky ishte një test për ne. Duhet të merrnim diçka nga kjo sfidë, por po largohemi duarbosh, gjë që nuk është aspak e mirë”, përfundoi Pioli./abcnews.al