Pioli: Mëkat që nuk fituam, Milani im do të mësojë!

schedule23:22 - 20 Tetor, 2019

schedule 23:22 - 20 Tetor, 2019

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, nuk ia doli të debutojë me fitore në takimin kundër Leçes, duke marrë vetëm një barazim 2-2. Pas kësaj sfide, tekniku italian tha:

“Ka shumë gjëra pozitive që më bëjnë optimist për të ardhmen, por sot duhet të kishim fituar. Kishim shumë raste për ta mbyllur ndeshjen, por nuk arritëm të ishim të saktë dhe i dhamë mundësinë rivalëve për të besuar dhe për të barazuar. Babacar dhe Calderoni janë lojtarë shumë të mirë, kam punuar më parë me to.

Sot luajtëm me tre qendërmbrojtës, por ndaj Romës javën e ardhshme do të jetë shumë ndryshe. Më keni pyetur dje se si e kam gjetur Milanin dhe nuk kisha një përgjigje të saktë. Sot mësova se kjo skuadër ka shumë gjëra pozitive, por po flasim për Milanin: Duhet t’i fitojmë ndeshjet shumë më shpejt.

E zëvendësova Leaon jo se nuk mund të luajë së bashku me Piatek, por pati disa probleme shqetësore. Do të kemi shumë ndeshje përpara dhe eksperimentet nuk do të mungojnë”, përfundoi Pioli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!