Edhe pse pësuan humbjen e parë në miqësore gjatë turneut në Amerikë ndaj Real Madrid me rezultatin 3-2, Stefano Pioli është shumë i kënaqur me Milanin e tij.
“Më pëlqen shumë ky Milan. Kanë ardhur lojtarë të fortë, Pulisic, Loftus Cheek, Reijnders, më pëlqen se si po përshtaten. Ata do të na lejojnë të luajmë futboll të bukur duke qarkulluar shumë topin.
Romero? Hyri shumë mirë në lojë. Nuk ishte vetëm goli, por ai bëri gjithçka mirë. Ai e mori vesh në mëngjes që do të ishte titullar, po punon shumë mirë.
Ardhja e Okafor? Ai është një sulmues që mund të luajë në pozicione të shumta, ai është i ri, por tashmë e ka treguar se sa vlen. Ai ka gjuajte, shpejtësi, për mua ai mund të jetë një sulmues qendror ose i majtë. Gjykimin përfundimtar do ta jap kur ta stërvit”, është shprehur trajneri i Milanit pas ndeshjes me Real Madrid./h.ll/abcnews.al