Milan do të luajë sot ndaj Juventusit duke nisur që nga ora 18:00, ndeshje e vlefshme për javën e 9-të të Serie A.
Një takim shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë, të paktën Stefano Pioli është i këtij mendimi, ndërsa thekson gjithashtu se kjo sfidë peshon më shumë se 3 pikët.
“Nesër ne përballemi kundër Juventusit në “San Siro”. Ndeshja kundër bardhezinjve ka një peshë të madhe. Ata janë në garë dhe duan me patjetër titullin ashtu si ne. Në Serie A ka dy-tre ndeshje që peshojnë edhe më shumë se tre pikët.
Ndeshja kundër Juves ka një peshë specifike, ata janë në garë për titullin po ashtu si ne. Në Londër ne nuk dhamë më të mirën tonë. Të gjithë jemi përgjëgjës, unë i pari.
Theo dje bëri të gjithë stërvitjen me ekipin. Shpresojmë që Theo të rikthehet sa më shpejt. Do të konfirmohet nga ne nëse lojtari do të jetë gati. Ne mund të bëjmë akoma edhe më mirë. Kundërshtari ynë ishte më i mirë se ne në shfrytëzimin e rasteve.
Duhet më shumë vëmendje, orari nuk kaq qenë asnjëherë kaq i ngjeshur, lëndimet e lojtarëve nuk janë shtuar vetëm tek ne por tek të gjitha ekipet. Falë zotit stafi ynë mjekësorë janë të shkëlqyer”, deklaroi Pioli. /f.a/abcnews.al