Pioli me “dhimbje koke”, ndaj Juventus mungojnë dy “yjet” francezë

schedule18:36 - 10 Tetor, 2023

schedule 18:36 - 10 Tetor, 2023

Pas fitores dramatike në “Luigi Ferraris”, “kuqezinjtë” e Milan i pret një “luftë” e vërtetë në “San Siro”, teksa në javën e 9 të Kampionatit italian të futbollit, Serie A do të përballet me “bardhezinjtë” e Juventus, sfidë e cila pritet të tregojë jo pak për “të ardhmen” e “djajve” të Milanos, në krye të tabelës.

Mirëpo, duke parë dhe rëndësinë, si dhe kundërshtarin në këtë sfidë, tekniku Stefano Pioli ka me të vërtetë shumë telashe, teksa përveç “gardianit” Mike Maginan, që do të mungojë pas kartonit të kuq të marrë në sfidën ndaj Genoa do të vuajë dhe një mungesë tejet të rëndësishme.

Bëhet fjalë për anësorin francez të mbrojtjes, Theo Hernandez, i cili do të mungojë në këtë sfidë tejet të rëndësishme pas arritjes së numrit maksimal të kartonave të lejuar nga Serie A, duke i shtuar edhe më shumë “dhimbjen e kokës” teknikut italian, në këtë sfidë të rëndësishme. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!