Në prag të ndeshjes ndaj Lecce ditën e nesërme, tekniku i Milan, Stefano Pioli ishte i pranishëm në një konferencë për shtyp nga ku tregoi sesi motivon lojtarët pas kualifikimit në gjysmë-finalen e UEFA Champions League.
Tekniku italian shtoi se tashmë “ëndrra” e Champions është mbyllur në një “dhomë të blinduar” dhe i gjithë fokusi është në Kampionat, aty ku rezultat nuk kanë qenë ashtu siç priteshin dhe tashmë “kuqezinjtë” ndodhen në vendin e 5-të në renditje.
“Është e lehtë të motivosh skuadrën për finalen e kampionatit sepse ne mbyllëm ëndrrën e Champions League në një “dhomë të blinduar”. Tani le të mendojmë për kampionatin kemi 4 ndeshje dhe e dimë se duhet të shtyjmë fort. Pozicioni aktual në renditje nuk është ai që duam në fund”,- u shpreh tekniku i “kuqezinjve” të Milanos. /i.m /abcnews.al