Pioli: Maja që po ngjisim, e vështirë! Milani pa Ibrën s’ndryshon shumë

schedule14:56 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 14:56 - 12 Dhjetor, 2020

Stefano Pioli, trajneri i Milanit, ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes me Parmën dhe ka folur për çështje të ndryshme. Si fillim për rivalin e radhës, ndërsa më pas flet edhe për emra të përveçëm në skuadrën e tij, objektivin titull dhe punën që kanë përpara për të bërë.

Parma? Është një skuadër me cilësi, që mund të të vërë në vështirësi. Duhet t’i përballojmë me qetësi, sidomos kur e kemi topin në zotërim. Nuk duhet të sforcohemi, por të presim momentin. Hauge si Thomas Brolin (ish-lojtar i Parma në  vitet ’90)? Brolin ishte më shumë një sulmues i dytë, kurse Jens është më shumë një anësor. Ai punon shumë për ekipin dhe ka mundësi të rritet si lojtar”.

Rebic dhe Leao? Ante nuk ka shënuar, por puna që bën për ekipin, lëvizjet e tij, kanë shumë vlerë për ne. Edhe pse normalisht për një sulmues është i rëndësishëm goli. Rebic apo Leao? Ata janë sulmuesi anësorë më shumë se sa sulmues të parë. Rebic është më i përshtatshëm për aty, por edhe Leao po rritet shumë. Ai është shumë inteligjent, por nganjëherë nuk e përcjell gjithë dëshirën që duhet të ketë një djalë i ri”.

Ibra dhe Kjaer? Po ecin mirë me rikuperimet, dëshira e tyre është të jenë në fushë sa më shpejt të jetë e mundur. Synojnë që të mërkurën e ardhshme të jenë gati. Do e vlerësojmë situatën ditë pas dite, por ata po bëjnë mirë”.

Loja e Milanit pa Ibrën? Nuk ndryshon edhe aq shumë. Ibra është një pikë referimi në sulm, por shpesh arrin ta lexoje mirë lojën dhe punon mes linjave. Është e qartë që çdo lojtar ka karakteristikat e tij dhe Rebic është nga ata që kërkon hapësirat”.

Shumë maturi për titullin? Nuk është çështje maturie, por një vlerësim i stafit. Edhe ne jemi të fortë dhe po e tregojmë këtë. Nuk duhet të ndryshojmë qëndrim, domethënë e konsiderojmë ndeshjen e radhës si më të rëndësishmen.

Duhet t’i mendojmë ndeshjet njëra pas tjetrës fillimisht dhe më pas të përpiqemi të kalojmë Krishtlindje të mira ne dhe tifozët tanë. Mbyllja e vitit pa humbje në kampionat? Janë edhe katër ndeshje, që janë shumë. Duhet të mendojmë për to njëra pas tjetrës. Jemi duke ngjitur një majë, që është akoma e pjerrët dhe e vështirë”.

“Tonali? Kishte një verë të komplikuar, është e vërtetë. Gjithsesi kam parë një rritje të vazhdueshme tek ai, si dhe një dëshirë të madhe për t’u përmirësuar. Ai nuk duhet të jetë i kënaqur më pak, pasi ka bagazh të madh teknik dhe fizik. Jam i kënaqur me të, edhe pse e di që mund të bëjë edhe më mirë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!