Pioli: Leaon e vërtetë e shihni vitin tjetër, Theo do bëhet më i miri në botë

schedule17:19 - 14 Korrik, 2020

schedule 17:19 - 14 Korrik, 2020

Milani luan nesër në orën 19:30 kundër Parmas në San Siro dhe kuqezinjtë e Piolit, janë në një formë shumë të mirë. Strategu italian ka folur në konferencë për shtyp para kësaj sfide, ku nuk i ka ndaluar elozhet për tre lojtarët e tij, Theo, Leao dhe Donnarumma.

‘’Duhet të vazhdojmë të marrim pikë, nëse dëshirojmë të rikthehemi në Europë. Parma është një ekip i vështirë dhe ne duhet të jemi shumë të përgatitur. Këto lloj ndeshjesh luhen më shumë me tru se sa me trup. Për shembull, nëse ne luajmë dhe 100 herë të tjera ndaj SPAL-it, ne do të fitojmë 99 prej tyre. Gjithsesi në barazimin 2-2 nuk i shfrytëzuam aspak shanset tona.

Paraqitja e Theo Hernandez është gjithmonë konstante. Për fizikun e tij, ai rritet gjatë lojës. Kundër Napolit, ai pati një kundërshtar të vështirë si Callejon, por ishte shumë i kujdesshëm. Zhvilloi një paraqitje që trajnerëve u pëlqen. Shënoi, por  bëri mirë edhe fazën mbrojtëse, ku është përmirësuar shumë. Mund të bëhet një nga mbrojtësit e krahut më të mirë në botë.

Leao po rritet shumë, ka një potencial të jashtëzakonshëm, por ai ende mund të rritet. Më pëlqen qëndrimi i tij, kam shumë alternativa në sulm. Leao është një sulmues krahu ose i dytë. Gjëja e rëndësishme është që të vazhdojë kështu, do të shohim Leaon e vërtetë vitin e ardhshëm.

Donnarumma? Gigio ka një mentalitet kampioni. Ai nuk goditet nga kritikat. Për mua, nuk ka asnjë faj te golat e Napolit. Performanca e tij është shumë e lartë. Po përmirësohet dita-ditës”, u shpreh Pioli./abcnews.al