Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka folur në prag të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Champions League me Interin. Kujtojmë se ndeshja e parë përfundoi me humbjen e Milanit me rezultat 0:2.
“Leao është mirë, ai është gati të luajë kundër Interit. Pothuajse të gjithë lojtarët u stërvitën dje. Shpresojmë që Rade Krunic dhe Junior Messias gjithashtu të kthehen në aksion”, tha Pioli në konferencën për shtyp.
Leao mungoi në ndeshjen e parë kundër Interit. /G.D abcnews.al/