Milani po përgatitet për ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Napolit. Në ndeshjen e parë, Milani fitoi, por me një avantazh minimal 1-0.
Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli e ka bërë të qartë se ai pret plotësisht që gjithçka të vendoset në penallti sipas tij, ai e ka trajnuar këtë aspekt me lojtarët.
“Ne kemi një avantazh të lehtë, por Napoli shënon mesatarisht tre gola për ndeshje në Champions League, kundërshtar shumë i fortë. Ne stërvitim goditjet e penalltisë, por këtë e bëjmë para çdo ndeshje të Ligës së Kampionëve, citoi agjencia italiane e lajmeve ITASportPress. /G.D abcnews.al/