Pioli: Largohem nga Milan i lumtur dhe krenar

schedule10:33 - 26 Maj, 2024

schedule 10:33 - 26 Maj, 2024

Pas mbrëmjes së tij të fundit si trajner i Milanit, Stefano Pioli tha disa fjalë emocionuese për mikrofonat e “Milan TV”.

“Mbrëmja nisi shumë herët, sepse kemi dy-tre ditë që e presim këtë moment me përshëndetje, përqafime dhe mirënjohje të madhe ndaj Milanit. Sidomos ndaj lojtarëve dhe tifozëve që ishin fantastikë, edhe në momente të vështira ajo që kam përjetuar këtu do të mbetet në zemrën time, ishte pak e çuditshme ta përjetoja ndeshjen e fundit, jam pak i sfilitur dhe emocional.

Djemtë e mi kishin vënë këngën “Pioli është në zjarr” në autobus, ishte surprizë. 25 vjet më parë, kur fillova të stërvitja, nuk do ta imagjinoja të përjetoja emocionet që përjetova këtu. Krenaria shkon përtej rezultateve, për gjithçka që kam kaluar me këtë ekip dhe të gjithë njerëzit që më ndihmuan. Shpresoj të jem në gjendje të rijetoj ndjesitë që kam përjetuar këtu në të ardhmen, por nuk do të jetë e lehtë”, ka thënë ndër të tjera Pioli./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!