Nesër rikthehet derbi i Milanos. Interi dhe Milani do të ndeshen mes tyre në “San Siro” (20:45) për një biletë në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli preku disa tema në gjatë prononcimit të tij.
“Kupa e Italisë është një kompeticion që na intereson, por në kampionat do të jetë një histori tjetër. Nesër na pret një përballje më e thjeshtë në aspektin mental, pasi është një ndeshje teke. Kemi dëshirë të madhe për bërë një performancë pozitive.
Duam t’i mbërrijmë deri në fund këtij turneu. Bennacer është më mirë, por do të jetë gati vetëm për takimin e së shtunës në kampionat (ndaj Bologna). Calhanoglu nuk është i gatshëm, teksa kemi pasur disa probleme edhe me Mandzukic, Kalulu dhe Tonalin.
Puna jonë ka presion, por unë e cilësoj si privilegj faktin që ka pritshmëri prej nesh. Do të thotë që kemi arritur në një nivel të caktuar dhe duhet ta ruajmë pozicionin që kemi. Ne jemi shumë ambiciozë, duam të fitojmë çdo ndeshje.
Në rastet që nuk ia dalim, duhet të punojmë edhe më shumë për t’u rikthyer te rezultati pozitiv. Nuk kam fjetur pas ndeshjes me Atalantën, pasi u ula dhe e pashë edhe njëherë ndeshjen. Komunikimi me skuadrën një ditë pas ndeshjes ka rëndësi të madhe për mua“, deklaroi Pioli. /abcnews.al