Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pioli: Kujdes, tani nis pjesa e vështirë. Ibra? Më pëlqeu gjithçka që bëri

schedule17:10 - 6 Shkurt, 2021

schedule 17:10 - 6 Shkurt, 2021

Milani pret Crotonen në “San Siro” nëser, sfidë që nis prej orës 15:00. Fitorja është alternativa e vetme për “djallin”, që do të rikthehet sërish në vend të parë pas suksesit të djeshëm të Interit. Stefano Pioli analizoi takimin e radhës në konferencën për shtypin, ku ndër të tjera tha:

Jemi vetëm në gjysmë të rrugëtimit tonë, më e vështira nuk ka ardhur akoma. Kampionati do të bëhet i vështirë për të gjithë skuadrat. Nuk duhet të kënaqemi, duhet të tentojmë të rrisim nivelin e lojës tonë dhe të përmirësohemi edhe më shumë.

Ndaj Crotones pres që djemtë e mi të luajnë një ndeshje me intensitet të lartë. Ibra? E pashë shumë të vendosur në Bologna, ishte vendimtar për ne. Më pëlqeu shumë ajo çfarë bëri në fushë. Titulli? Janë shtatë skuadra në lojë për trofeun e madh dhe një biletë në Champions“, theksoi trajneri i Milanit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!