Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pioli: Kujdes, Spezia mposhti Romën dhe Napolin. Më gëzuan fjalët e Gazidis

schedule12:57 - 12 Shkurt, 2021

schedule 12:57 - 12 Shkurt, 2021

Milan vazhdon përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat. Kuqezinjtë luajën nesër në mbrëmje (20:45) në fushën e Spezias, sfidë që duhet fituar për të vijuar kryesimin në Serie A. Trajneri i “Djallit”, Stefano Pioli analizon përballjen ndaj bardhezinjve dhe prek disa tema të tjera në konferencën për shtypin.

Jemi përgatitur mirë për ndeshjen e nesërme. Jemi gati, të vendosur dhe të përqendruar. Spezia është një kundërshtar i vështirë, që luan një futboll modern dhe agresiv. Nuk duhet të harrojmë që ata kanë fituar ndaj Romës dhe Napolit. Duhet të zhvillojmë një ndeshje të nivelit të lartë.

Përveç Brahim Diaz dhe Maldinit, të gjithë lojtarët e tjerë janë stërvitur rregullisht me grupin. Kam mundësi zgjedhje ndaj Spezias. Shpresoj të vijojmë ta kemi organikën të plotësuar. I kam rolet e dubluara, më duhet të bëj zgjedhje të vështira, por një gjë e tillë e ndihmon skuadrën.

Raporti me klubin? Ne kurrë nuk kemi ndjerë probleme brenda klubit, përkundrazi. Maldini dhe Massara janë gjithmonë të pranishëm dhe të gatshëm për të na mbrojtur. Ekziston një ambient i vendosur dhe i qetë. Kemi hedhur baza të mira për të ndërtuar një të ardhme të bukur.

Komplimentet e Gazidis më bënë të lumtur, ndajmë të njëjtat mendime dhe raporti ynë është rritur e forcuar me kalimin e kohës. Jemi në sintoni të plotë, ka unitet dhe qëllim të përbashkët për të dërguar Milanin sa më lart“, theksoi Stefano Pioli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!