Pioli kthen “fokusin” në Champions: Ne duhet të kalojmë, do të japim gjithçka

schedule12:25 - 5 Mars, 2023

schedule 12:25 - 5 Mars, 2023

Milani pësoi një humbje mëse të merituar mbrëmjen e djeshme, teksa u mund me rezultatin 2 me 1, në “Artemio Franchi”, nga “violat” e Fiorentinës, në përballjen e vlefshme për Kampionatin italian të futbollit, Serie A.

I zhgënjyer jo pak nga performanca e “kuqezinjve” ishte dhe tekniku italian Stefano Pioli, i cili për mikrofonat e kanalit zyrtar të klubit tha se fatkeqësisht nuk ishte mbrëmja e tyre me fat.

“Fiorentina bëri më mirë se ne në pjesën e parë për nga intensiteti, cilësia, duelet e fituara. Pra ishte një pjesë e parë e vështirë dhe më poshtë se ajo që prisnim. Pas golit të pësuar nga penalltia ai sigurisht që na goditi, ne ia dolëm mire sepse arritëm të “barazonim” me dy raste te rëndësishme dhe ndoshta te ndryshonim lojën. Fatkeqësisht nuk ishte mbrëmja jonë më e mirë. sa keq”,- është shprehur tekniku italian.

Pioli gjithashtu foli dhe për ndeshjen e së mërkurës mbrëma ndaj Tottenham e vlefshme për raundin e 1/16-ve, të Uefa Champions League, ku tregoi pritshmëritë e tij për përballjen deçisive të ecurisë së tyre në kompeticion më të rëndësishëm për klubet evropian.

“Ne nuk do të marrim asgjë nga kjo lojë, sido që shkoi. Është një kompeticion tjetër, një ndeshje e vetme, do të përballemi me një kundërshtar me të cilin u përballëm pak më parë dhe që e njohim mirë. Tottenham gjithashtu vjen nga dy humbje radhazi, por në këto ndeshje nuk ka rëndësi se si arrini atje. Ne duhet të kalojmë dhe duhet ta bëjmë atë përmes një loje me përmbajtje, cilësi, intensitet, energji dhe gjithçka që kemi”,- është shprehur Pioli. /i.m /abcnews.al 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!