Kohë për pushim nuk ka dhe Milani rikthehet sërish në fushë ditën e nesërme. Kuqezinjtë presin Sparta Prague në “San Siro” (18:55), sfida e dytë e fazës së grupeve në Europa League, takim për të cilin trajneri Stefano Pioli tha këto fjalë në konferencën për shtypin.
“Po shpenzojmë shumë energji dhe do të bëjmë disa ndryshime në ndeshjen me Spartën. Formacionin nuk e di askush, do të vendos pas stërvitjes së fundit. Ibra? Nuk ka nevojë ta pyes, ai gjithmonë më thotë se ndihet gati për të luajtur.
Grupi jonë (Celtic, Sparta Prague dhe Lille) është shumë i vështirë. Sparta i ka fituar të gjashtë ndeshjet e kampionatit, edhe kur Lille luajtën mirë deri në momentin që mbetën me 10 lojtarë. Çekët luajnë një futboll modern, plor ritëm dhe intensitet. Fitorja nuk do të jetë aspak e thjeshtë.
Baresi zëvendës president i Milanit? Jam shumë i lumtur për vendimin që është marrë. Franco është një legjendë e Milanit, jam i sigurt që do t’i përcjellë vlerat e duhura djemve. Mezi po pres të vijë në Milanello dhe të bisedoj me të“, deklaron trajneri i ekipit italian. /abcnews.al