Pioli: Kemi qenë më të mirët deri tani, nesër duhet të jemi gjithashtu dhe të tregojmë kujdes

schedule14:47 - 21 Maj, 2022

schedule 14:47 - 21 Maj, 2022

Pas Inzaghit, Stefano Pioli doli në konferencën për shtyp të fundit për këtë sezon përballë gazetarëve. Tekniku i Milanit është shprehur me bindje se ka qënë një sezon fantastik dhe se kanë qenë më të mirët deri tani, por gjithashtu ka theksuar se ekipi duhet të tregojë kujdes.

Nëse do t’ju kishin thënë të luani për Scudetton ditën e fundit, a do ta kishit pranuar me kënaqësi?

“Më duhet të them atë që i thashë skuadrës. Ishim më të mirët deri më tani, por duhet të jemi edhe nesër. Ne e përgatitëm ndeshjen me punë, përqendrim dhe qetësi. Nuk ka rëndësi se çfarë bëmë deri dje, por atë që do të jemi në gjendje të bëjmë nesër. Kemi një mundësi të madhe, e ndërtuam dhe e merituam, por duhet kujdes dhe ta përfundojmë.”

Cila këngë mund ta përshkruajë këtë rrugë?

“Ju jeni shumë poetik, por unë dua të jem shumë me këmbë në tokë tani. Jam i fokusuar tek e nesërmja. Është një ndeshje e vështirë. Askush nuk na dha asgjë dhe nesër do të jetë njësoj. Thjesht mendova ta përgatisja ndeshjen sa më mirë, sa më shumë të jetë e mundur, duke ditur se kemi arritur në këtë pikë me themele të forta”.

Në 5 ndeshjet e fundit gjithmonë e keni interpretuar mirë lojën, por në një mënyrë tjetër. Çfarë ndeshje prisni?

“Forca jonë është të interpretojmë çdo ndeshje me konvepte të forta, por çdo ndeshje ka historinë e saj. Sassuolo driblon shumë mirë, ka më shumë cilësi në çerekun e sulmit dhe ne duhet të jemi shumtë të kujdesshëm për këtë situatë.”

A mund t’i qetësoni fansat?

“Do të jetë një sfidë e vështirë, por së bashku sigurisht që jemi më të fortë. Nesë2r kemi nevojë për të gjithë, edhe ata që nuk mund të jenë të pranishëm. Nuk ka siguri, sepse topi është i rrumbullakët dhe duhet të tregosh se je më i mirë se të tjerët. E pranoj se jemi me një dorë te kupa e Serie A, por ende nuk ka mbaruar akoma. Interi do të luajë për fitore dhe jam i sigurt që do të marrë tre pikët, ne duhet të bëjmë detyrën tonë, të dalim me një pikë minimalisht nga ai stadium i vështirë dhe nga ai ekip i fortë.”/h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!