Pioli: Jemi në garë për titullin, të fitojmë çdo ndeshje. Vlahovic? Super

schedule16:23 - 20 Mars, 2021

schedule 16:23 - 20 Mars, 2021

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli u shfaq pak momente më parë përpara gazetarëve në konferencën e zakonshme për shtypin para transfertës kundër Fiorentinës. Trajneri i kuqezinjve u rikthye të flasë për eliminimin nga Europa League si dhe komentoi gjendjen e lojtarëve të tij. Në fund, Pioli u ndal dhe tek kundërshtari i nesërm, ku vlerësoi maksimalisht sulmuesin Vlahovic.

 

ELIMINIMI NGA MANCHESTER UNITED – “Ishte shumë zhgënjyese. Ajo humbje na bëri më të vetëdijshëm për cilësitë tona, detajet bëjnë ndryshimin. Ne nuk kishim cilësi sa duhej për të përballuar me sukses të dyja anët e fushës”.

 

IBRAHIMOVIC – “Nuk e di nëse ai mund të luajë për 90 minuta, por prania e tij është e rëndësishme. Zlatan dëshiron të bëjë një ndryshim të madh. Ne synojmë majën e klasifikimit, jemi në garë ende dhe duhet të përpiqemi të fitojmë me çdo ndeshje të mbetur”.

CALHANOGLU – “Këtë sezon Covid-19 dhe dëmtimet na kanë penalizuar shpesh. Calha është një lojtar i rëndësishëm për ne. Ai po përpiqet të rigjejë formën e tij më të mirë dhe shumë shpejt do të kthehet aty ku e meriton të jetë”.

 

FIORENTINA DHE VLAHOVIC – “Vlahovic është rritur shumë. Është një qendërsulmuesi i mirë, por është ende i ri dhe nuk është mirë të bëjmë krahasime. Shpresoj të vazhdoj me këtë formë që po kalon, por duke nisur nga ndeshje tjetër. Fiorentina është në gjendje të mirë dhe padyshim që është një sfidë e komplikuar.

Kam përjetur shumë ngjarje në Firence, natyrisht tragjedia që i ndodhi Davide Astorit lë gjurmët e veta. Vitin e kaluar u mirëprita shumë mirë në Firence, diçka që më mbushi me gëzim”, përfundon Pioli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!