Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pioli: Ibra vendimtar, Giroud super! Ka vetëm një recetë për suksesin e Milanit

schedule15:40 - 22 Gusht, 2021

schedule 15:40 - 22 Gusht, 2021

Milani përballet nesër në mbrëmje me Sampdorian, ndërkohë që sot para mediave ka dalë trajneri Stefano Pioli. Fillimisht ai foli për afrimet: “Jam i kënaqur me lojtarët e rinj që kanë ardhur, janë djem që kanë fituar. Ata kanë pasur eksperienca në nivele të larta dhe vijnë me një mentalitet të rëndësishëm.

Janë lojtarë që e dinë se çfarë do të thotë të fitosh, që janë përshtatur mirë me grupin. Kam parë që lojtarët janë shumë të vetëdijshëm dhe të matur. Sezonet e mëparshme na kanë bërë të rritemi dhe na kanë dhënë besim”.

RRITJA E LOJTARËVE – “Tonali dhe Leao janë më të pjekur dhe më të fortë si lojtarë, por na mungon ende diçka. Ibra dhe Kessie janë ende jashtë, kurse Bennacer është pak vonë me përgatitjet. Gjithsesi i gjithë grupi është i fortë.

Jemi një grup i fortë që duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Ne mund të arrijmë shumë nëse kombinojmë ambicien me përulësinë. Do të jemi edhe në Champions League, ku do të mundohemi të jemi protagonistë”.

 

OLIVIER – “Giroud është një profesionist i madh, një person i nivelit të lartë, i zgjuar dhe që ndihmon shumë. Ai di si të lëvizë, përshtatet shumë mirë, pasi dëshiron të punojë, të mësojë dhe t’i japë përvojën e tij grupit. Kemi luajtur miqësore të nivelit të lartë kundër Nice, Valencia dhe Real Madrid. Olivier mund të luajë i vetëm në sulm, ose me një tjetër përkrah. Po rritemi gradualisht”.

PORTA – “I kam falënderuar të gjithë lojtarët që na kanë ndihmuar, sigurisht edhe Gigion. Jam i kënaqur me Maignan, është një djalë kurioz dhe ka shumë dëshirë. Ai do të mësojë dhe të kuptojë gjërat që bëjmë këtu, krahasuar me shkollën franceze të trajnimit. Ai është një portier shumë i fortë”.

ZLATAN “Ibra është më mirë fizikisht, por ende nuk është rikthyer në stërvitje me ekipin. Ai po shtyn që të kthehet sa më shpejt dhe nëse gjërat shkojnë mirë, ai mund të kthehet gjatë pushimit prej ndeshjeve të kombëtareve. Roli i tij në ekip është gjithmonë i njëjtë, ai është një lider i rëndësishëm për ne, ai garanton cilësi dhe prania e tij është padyshim thelbësore. AI mund të jetë vendimtar për ekipin”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!