Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pioli: Ibra “maniak”, nuk na befason më. Titulli? Shtatë ekipe në garë

schedule17:29 - 7 Shkurt, 2021

schedule 17:29 - 7 Shkurt, 2021

Milani fitoi 4-0 përballë Crotones dhe u rikthye sërish në vend të parë në kampionat. Sukses i thjeshtë për kuqezinjtë e Stefano Piolit, të cilët iu falën golave të Ibrahimovic (2x) dhe Rebic (2x).

Suedezi është ngjitur në shifrën e 501 golave me klube dhe trajneri i “Djallit” uron që lideri i ekipit të vijojë të ruajë formën e mrekullueshme që po kalon.

E njoh mirë Ibrën, ajo që po bën nuk më befason aspak. Zlatan është një kampion. Kur është mirë, shënon gjithmonë dy gola. Jemi rritur shumë si skuadër, bravo djemve.

Sot jemi të kënaqur, pasi fituam një ndeshje aspak të thjeshtë. Objektivi i Milanit dihet: synojmë të fitojmë çdo ndeshje. Duhet fituar gjithmonë ndeshja e radhës, kjo ka rëndësi.

Mendoj se nuk ka ardhur akoma momenti të merremi shumë më renditjen. Na presin kohëra të vështira, pasi kemi objektiva edhe në Europa League, duam të shkojmë sa më larg.

I qëndroj idesë që shtatë janë ekipet që do të luftojnë për titull. Uroj që Ibrahimovic të vazhdojë në këtë ritëm. Ai është një tip që kujdeset shumë për fizikun e tij“, përfundoi Pioli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!