Pioli: Ibra kampion, por lideri ynë loja! Romagnoli? Zgjedhje e thjeshtë për mua

schedule16:38 - 2 Mars, 2021

schedule 16:38 - 2 Mars, 2021

Milani u rikthye të fitonte dhe e bëri ndaj një rivali direkt si Roma, në transfertë. Triumfet jashtë janë vënë në dukje nga gazetarët, në prag të duelit që kuqezinjtë kanë kundër Udineses në “San Siro”. Në konferencën e trajnerit Stefano Pioli pyetjet kanë qenë të shumta, duke prekur edhe emra të përveçëm si Romagnoli që u la pushim javën e shkuar, Ibrahimovic që mungon dhe Leao, i cili pritet të jetë titullar.

FITORET NË TRANSFERTA – “Shifrat flasin vetë, fatkeqësisht luajmë pa tifozë, dhe nuk është aq vendimtare të luash në shtëpi ose jashtë. Ka gjithnjë e më shumë fitore jashtë, në krahasim me vitet e mëparshme. Qartësisht kur luaje në shtëpi më parë ishe i avantazhuar. Nesër do të jetë një ndeshje e rëndësishme, Udinese është një ekip i organizuar që na vuri në presion në ndeshjen e parë. Duhet të paraqitemi në mënyrë të shkëlqyer”.

 

ROMAGNOLI – “Ndeshjet janë të gjitha të rëndësishme dhe të ndryshme. Vetëm nesër do të vendosim në lidhje me formacionin tonë. Do të zgjedh ata që janë në formën më të mirë. Vijmë pas një fitoreje të bukur dhe le t’i japim vazhdimësi rezultateve tona. Vetëm ju flisni për dështime, për mua janë zgjedhje të thjeshta. Kam folur me Romagnolin. Nuk mund të kesh gjithmonë të njëjtat ide, por më i rëndësishëm është respekti”.

5 GOLAT E LEAO – “Ju jeni shumë të mirë në gjetjen e gjërave negative. Disa javë më parë po flisnim për Leaon që ishte vendimtar për Milanin. Nesër ai do ta ketë mundësinë që të luajë nga fillimi. Ai nuk ka nevojë të përkëdhelet ose të ndihmohet, pasi ai është gati”.

 

IBRAHIMOVIC – “Zlatan është kampioni ynë, por lideri duhet të jetë loja jonë, siç e treguam edhe të dielën kundër Romës. Nëse luajmë ashtu, nuk mund të bëjmë mirë edhe pa Ibrahimovic dhe Calhanoglu. Ne kemi shumë lojtarë, të cilët mund të jenë decizivë.

Ibra është një armë plus për ne, por fakti që ekipi po bën mirë edhe pa të tregon kemi disa cilësi. A do e shoh në Sanremo? Do shikoj Juventus-Spezia. Kam folur me Ibrën, por fatkeqësisht për mua Sanremo përfundon shumë vonë”.

KRITIKAT – “Sipas mendimit tim, ne kemi mundësinë të tregojmë që gjëja e jashtëzakonshme ishte të mos luanim mirë dy javët që shkuan. Mund të ndodhë kur një ekip luan aq shpesh dhe nuk është mësuar me një ritëm të caktuar. Ne duhet të tregojmë se jemi një ekip në rritje. Nuk po merremi fare me të shkuarën. Ajo që do të bëjmë nga nesër e në vazhdim do të jetë vendimtare”. /abcnews.al