Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pioli: Ibra gati, e vështirë ndaj Bologna! Juve-Inter? E kam mendjen te Milani

schedule10:29 - 3 Prill, 2022

schedule 10:29 - 3 Prill, 2022

“Juventus-Inter? Do ta shohim ndeshjen, por më intereson se çfarë bëjmë ne dhe jo ajo që bëjnë të tjerët. Skuadra nuk duhet të ndikohet nga rezultati i sfidës së sotme, rëndësi ka ndeshja jonë”, shprehet Stefano Pioli, trajneri i Milanit, që duhet të udhëheqë nesër skuadrën e tij drejt një tjetër fitoreje ndaj Bologna.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, më vjen keq që Mihajlovic nuk do të jetë në pankinë, por ai ka treguar se mund të kalojë vështirësitë dhe skuadra e tij reflekton këtë karakteristikë.  Na duhet qartësi, duhet të kuptojmë kur duhet të sulmojmë me shumë energji dhe kur duhet të mbrojmë me kujdes”.

“Ka tension pozitiv. E dimë që duhet të japim gjithmonë maksimumin, por me dëshirën për t’u argëtuar që na jep mundësinë të luajmë mirë. Tifozët janë energji më shumë për ne, ajo që na duhet. Kjo mbështetje duhet të na japë entuziazëm dhe mundësinë për të luajtur në maksimum ndeshjet e mbetura. Ibrahimovic është mirë dhe i gatshëm për këtë takim”.

“Kam vetëm një dyshim në mesfushë për formacionin, por jam i qetë sepse janë të rëndësishëm si titullarët edhe ata që futen në lojë më pas. Nuk ka rëndësi se kur luajmë, respektojmë kalendarin. Por duhet të fitojmë ndeshjet tona, pavarësisht këtyre situatave. Nuk fshihemi, duam të fitojmë këto 8 ndeshjet e fundit dhe më pas do të bëjmë llogaritë”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!