Milani arriti një tjetër fitore në Europa League dhe Stefano Pioli nuk i kursen elozhet për djemtë e tij në prononcimin e dhënë në Sky Sport pas suksesit 3-0 në “San Siro” kundër çekëve të Sparta Prague.
“Skuadra ime di të qëndrojë mirë në fushë dhe i lexon shumë mirë ndeshjet. U treguam shumë të aftë në shfrytëzimin e hapësirave që na lejoi kundërshtari.
Djemtë po punojnë shumë dhe po e bejnë me seriozitetin e duhur. Tonali? Sandro ka hedhur dy hapa para sipas mendimit tim. Normale që ka hasur vështirësi në fillim, nuk e kreu me ne fazën përgatitore.
Jam shumë i kënaqur me të, ai është një lojtar shumë i fortë dhe luan në një pozicion ku ka konkurrencë të madhe“, thekson trajneri i ekipit kryesues të Serie A. /abcnews.al