Milan pësoi mbrëmjen e djeshme humbjen e parë në transfertë kundër Spezias në Serie A që nga dhjetori i vitit 2019. Kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 0-2 dhe trajneri Pioli e thekson se kjo ishte humbja e parë e merituar. Në një prononcim për “DAZN”, ai e pranon se asgjë nuk funksionoi si dhe pret reagim duke filluar që nga java e ardhshme.
“Sigurisht që duhet të reagojmë dhe do ta bëjmë. Spezia fitoi me meritë sonte dhe kjo është humbja jonë e parë e merituar e këtij sezoni. Nuk kishim cilësi dhe intensitet mjaftueshëm, kështu që kundërshtarët tanë me të drejtë shfrytëzuan avantazhin. Ky duhet të jetë një mësim i vlefshëmm për të gjithë ne dhe nëse nuk luajmë në një nivel të caktuar do të turpërohemi.
Asgjë nuk funksionim, duke përfshirë zgjedhjet e mia dhe performancat e lojtarëve. Ky nuk ishte Milani dhe padyshim duhet ta provojmë këtë nga java tjetër. Ishte një ndeshje e keqe në transfertë, por duhet të kthehemi në rrugën e duhur. Kushdo që na pa në stërvitje këtë javë nuk do ta kishte pritur këtë performancë.
Ne jemi të vetëdijshëm se sa keq kemi luajtur, por e dimë gjithashtu edhe vështirësitë e ndeshjeve të ardhshme, por njohim dhe vlerat tona. Nëse nuk e luajmë topin shpejt, lejojmë kundërshtarët tanë të kthehen dhe bëmë gabime pafund. Asgjë nuk shkoi, ishte një performance e keqe dhe tashmë pres reagim nga skuadra”, përfundon Pioli. /abcnews.al