Pioli: Gabimet po na penalizojnë, ja situata me Piatek

schedule21:23 - 27 Tetor, 2019

schedule 21:23 - 27 Tetor, 2019

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, foli për mediet italiane pas humbjes kundër Romës. Milani u mposht 2-1 në kryeqytet dhe Pioli nuk e ka marrë mirë këtë rezultat. Në fjalën e tij, numri një i stolit kuqezi tha: “Unë sinqerisht prisja më shumë!

Mendoj se kemi bërë shumë gabime që na kanë kushtuar kundër Leçes dhe pastaj bëmë përsëri gabime sot kundër Romës. Ne jemi një ekip i madh dhe kemi shumë cilësi në grup. Nuk mund t’i bëjmë këto lloj gabimesh.

Pjesa e parë? Unë mendoj se ishte një pjesë e parë mjaft e barabartë. Më pas, arritëm të shënonim në fillimin e pjesës së dytë dhe gjithçka po shkonte mirë.

Goli i dytë i Romës? Pasi barazuam, duhet të ishim më të kujdesshëm. Kemi shumë gjëra për të punuar, e dimë se mund të jemi më mirë, por do të duhet të punojmë shumë në ditët e ardhshme.

Piątek? Dua të marr më të mirën e lojtarëve të mi, unë i marr vendimet e mia bazuar në atë që futbollistët më tregojnë në stërvitje dhe në fushën e lojës. Ne duam t’i rikthehemi fitoreve”, përfundoi Pioli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!