Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pioli: Flas për titullin vetëm javën e fundit, duhet të mendojmë vetëm diçka

schedule10:09 - 13 Mars, 2022

schedule 10:09 - 13 Mars, 2022

Milani triumfoi një ditë më parë kundër Empolit dhe trajneri Stefanio Pioli pas ndeshjes deklaroi për DAZN: “Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë, të cilën ia dolëm ta menaxhojmë si duhet. Nuk kemi dominuar, por kemi bërë kontrollin e takimit.

Empoli është një skuadër që luan mjaft mirë, por nuk kemi vuajtur shumë në mbrojtje. Deri në fund, ne duhet të mendojmë se ndeshja e radhës është ndeshja vendimtare për ne. Kështu duhet të mendojmë dhe e tillë duhet të jetë, nëse duam që të fitojmë kampionatin”.

Milani numëron 5 pikë më shumë se Interi dhe ndodhet në vendin e parë, por kampionët në fuqi të Italisë kanë dy ndeshje më pak. I pyetur për këtë, Pioli ka shtuar:

“Klasifikimi është ende virtual sepse kundërshtarët tanë kanë ende një ndeshje për të rikuperuar. Mendoj se do të ishte më e drejtë që të kishim të gjithë numrin e njëjtë të ndeshjeve, për të parë edhe ecurinë e secilit. Titulli është një fjalë që do ta përmend vetëm javën e fundit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!