Pioli: Është koha për t’u përballur me përulësi

schedule11:57 - 23 Janar, 2023

schedule 11:57 - 23 Janar, 2023

Milani i Stefano Piolit po përgatitet të përballet me Lazion me synimin për të lënë pas dy javë të komplikuara. Kuqezinjtë po kthehen nga dy barazime në kampionat, nga eliminimi në Kupën e Italisë, por mbi të gjitha nga mposhtja ndaj Interit në finalen e Superkupës dhe ndeshja në Olimpico të martën në orën 20:45 është mundësi për të provuar ringritjen.

“Duhet të përballemi dhe të menaxhojmë momente të tilla. Do të jetë një provim që duhet kapërcyer me përulësi dhe unitet. Është normale dhe ka kritika sepse performancat kanë qenë nën pritshëmirtë, të cilat janë bërë shumë të larta. Kemi rrënjë të forta, të ndërtuara. Në këto tre vite kemi pasur periudha më të lehta dhe humor të mirë, por ka një dëshirë të madhe për të reaguar dhe e di që lojtarët e mi janë të fortë, ata meritojnë besimin dhe respektin tim.

Ka shumë situata që duhen përmirësuar, nga pikëpamja teknike dhe taktike, por mbi të gjitha mendërisht. Duhet të kujtojmë se si fituam vitin e kaluar në Romë, duke kaluar nëpër vështirësi shumë të mëdha. Ky ësahtë aspekti i parë që duhet rregulluar.

Ndaj Lazios është një ndeshje e rëndësishme, ne duam të marrim një rezultat  të rëndësishëm, duke luajtur me cilësi dhe vëmendje gjatë gjithë ndeshjes dhe duke e fituar atë.

Lazio po bën një kampionat të shkëlqyer, ka 6 pikë më shumë se vitin e kaluar. Ata kanë një trajner shumë të aftë, me një identitet të saktë. Immobile do të mungojë, por Felipe Anderson po performon mirë si qendërsulmues. Ata dinë të driblojnë mirë, por edhe të shkojnë thellë në zonën e kundërshtarit”, është shprehur Pioli./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!