Pioli: E përdorëm pasionin e tifozëve si benzinë! Tonali e Leao janë rritur

schedule09:53 - 30 Gusht, 2021

schedule 09:53 - 30 Gusht, 2021

Milani triumfoi kundër Cagliari 4-1 dhe pas ndeshjes trajneri Stefano Pioli tha për DAZN: “Kjo ngrohtësi dhe ky entuziazëm na bëri emocionalë. E përdorëm atë pasion të tifozëve si lëndë djegëse, duke luajtur mr vrull dhe ritëm. Është e vërtetë që ekipi im mbase nuk mund t’i dëgjojë udhëzimet e mia në këtë zhurmë, por ata e dinë se çfarë po bëjnë”.

Tekniku italian veçoi tre lojtarë: “Ditët e para kur nisëm stërvitje, pashë që Tonali, Leao dhe Krunic ishin më të pjekur, më të gatshëm për sfidën e këtij viti. Ata kanë mësuar nga sezoni i kaluar, kanë punuar me të vërtetë shumë dhe kanë bërë shumë hapa të mëdhenj përpara”.

“Zlatan e Ibra bashkë? Jam i hapur përballë të gjitha situatave. Do të vendos kur duhet për formacionin më të mirë. Kur të kemi nevojë për dy sulmues, nuk do të hezitoj t’i aktivizoj të dy së bashku. Shpresoj që t’i kem të gjithë të gatshëm për lojë sa më shpejt”, shtoi Pioli.

“Kalendari? Kemi disa ndeshje të jashtëzakonshme rresht, pas pushimit prej ndeshjeve të kombëtareve. Luajmë me Liverpool, Juventus dhe Atalanta, ndaj duhet ta ruajmë këtë mentalitet dhe këtë entuziazëm.

Nëse duam të ardhme pozitive, duhet t’i trajtojmë të gjithë lojtarët si titullarë. Na mungojnë disa për momentin, mund të vijnë edhe disa të tjerë. Ne duhet të stërvitemi ashtu siç duam të luajmë dhe të luajmë ashtu siç stërvitemi”.

“Grupi i Champions League është i vështirë, pasi ne kemi një rival që fitoi trofeun dy vite më parë, një tjetër që fitoi LaLiga dhe Porton që eliminoi Juventusin sezonin e kaluar. Duhet ta shohim si një mundësi për ta kapur me dy duart dhe për t’u shijuar.

Jemi mësuar të luajmë futboll argëtues dhe të kënaqemi, por gjithashtu duhet të kujtojmë që ekipet e mëdha janë të gjendje të fitojnë edhe duke luajtur shëmtuar”, ka përfunduar trajneri i Milanit, Stefano Pioli. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!