Stefano Pioli, trajneri i Milanit, iu gëzua mbrëmë fitores kundër Sparta Prague dhe vendit të parë në grup. Kuqezinjtë vijojnë rrugëtimin në Europa League dhe tekniku italian pas ndeshjes u pyet në lidhje me Jens Petter Hauge, i cili shënoi një tjetër gol të bukur që këtë herë pati vlerën e tre pikëve.
“Kur u përballem me Hauge si kundërshtar e dinim se çfarë mund të bënte dhe shpresonim të bëntë të njëjtën gjë edhe me fanellën tonë. Ende nuk është në maksimumin e tij he mund të përmirësohet edhe më shumë. Jemi të kënaqur me paraqitjet e tij”, u shpreh për Sky Sport Italia Pioli, i cili nuk u ndal me kaq.
https://twitter.com/i/status/1337180507537252352
“Cilësitë e tija më të mira janë në duelet një kundër një. Me topin është më i shpejtë se pa top. Duhet të përmirësohet dhe ta alternojë këtë pjesë, duke vrapuar te mbrojtësit për të marrë topin. Ka shumë gjëra që mund t’i përmirësojë, siçështë fokusi në mbrojtje për 90 minuta. Gjithsesi ne i kishim parë cilësitë dhe klubi bëri shumë mirë që nënshkroi me një lojtar me perspektivë dhe shumë interesant”, shtoi trajneri i Milanit.
Nga ekipet italiane nga gara në kompeticionet europiane ka dalë vetëm Interi. I ngacmuar për të dhënë një koment në lidhje me këtë, Pioli u shpreh: “Nuk di çfarë të them dhe sinqerisht nuk kam apo dëshirë të mendoj se çfarë do të bëjnë kundërshtarë tonë. Duhet të fokusohemi te rrugëtimi ynë, të shtrëngojmë dhëmbët dhe të bëhemi gati për ndeshjen e së dielës.
Do mundohemi të vazhdojmë kështu deri për Krishtlindje dhe pastaj të mundohemi të pushojmë e të rikuperohemi. Objektivi ynë ishte të përmirësoheshim nga sezoni i shkuar, por ka ekipe që do të rriten në vazhdim, si Interi, Juventusi, Napoli, Roma e ndonjë tjetër”. /abcnews.al